Deklaratë e BESIMTARIT/ES PËR PAQËN

Jemi dëshmitarë të dhunës e cila po shfaqet në emër të religjioneve tona për shkak afirmimit të pamjuftueshëm të potencialit paqësor të tyre.


Ne, veten e konsiderojmë si besmitar/e paqësorë. Dhunës i kundervihemi në mënyrë aktive duke i afirmuar traditat tona paqësore dhe jo të dhunshme.

Jemi pjestarë të traditave të ndryshme me prejardhje të Abrahamit, muslimanë e të krishterë (ortodoks, protestant dhe katolik) nga Evropa jug-lindore. Pas 7 vitesh të një bashkepunimi të pandërprerë dhe formimit të grupit tonë ndërfetarë, të pasuruar me përvojat e bashkjetesës dhe bashkëpunimit në projektin e perbashkët me tri konferenca ndërfetare “ Duke ndërtuar paqën, nderojmë Zotin”, po nisim iniciativën për identifikimin dhe përzgjedhjen e besimtarëve të cilët kërkojnë mënyra se si të jenë pjesmarrës në ndërtimin e paqës në menyrë jo të dhunshme. Me qëlllim të ndërtimit të përkatësisë, ngajshmërisë dhe përafrimit, ju ofrojmë këtë deklaratë në të cilën definojmë së qfarë domëthënje ka për ne termi “Besimtar/e për Paqe” dhe i ftojmë të gjithë ata të cilët gjejnë veten në pikat e përshkruara më poshtë le tu bashkangjiten besimtarëve për paqe me nënshkrimin tyre.

 

 Si besimtar/e për paqe,


  • Zotohem për drejtësi, paqe dhe ruajtjes së gjithkaje që është krijuar,
  • Pikëpamja ime mbi respektin ndaj jetës është heqja dorë nga dhuna, për qka zotohem kundër saj me aktivitete personale dhe në shoqëri.
  • Në mënyrë aktive dëgjoj dhe kontribuoj mirëkuptimit në mes të individëve të ndryshëm, grupeve dhe komuniteteve fetare dhe kombëtare.
  • Zotohem për falje dhe pajtim i frymëzuar nga religjioni im. Dëshiroj të fal dhe të pranoj falje. Në vazhdën e konflikteve shoqërore dhe dhunës së ushtruar zotohem për pajtim të palëve në konflikt sepse për mua është i rëndësishëm shërimi i shoqërisë në të cilën jetojë.
  • Bashkohem në idenë për ndërtimin e paqës dhe ndryshimit të shoqërisë aty ku jetoj dhe veproj  në bashkësinë time fetare dhe familjes sepse paqja nuk është një ngjarje por një proces.
  • Mundohem të jetoj ashtu si më mësojnë burimet e fesë time , që miresitë e saj të vërehen në sjelljen time.
  • Zotohem për solidaritet dhe bashkëjetesë paqësore të individëve , grupeve, komuniteteve dhe popujve  në tërë botën me bindje të ndryshme fetare.

Deklaratë e BESIMTARIT/ES PËR PAQËN


Comments